RRETH NESH

Pasioni për sfidën, udhëheqësi i punës sonë! Me qëllimin për t’i ofruar tregut shqiptar një produkt vendas me cilësi të lartë KA Trading nisi ekzistencën e saj në vitin 2007. Çelësi ynë i suksesit qëndron në Fokusin tek Produkti, asnjë kompromis me Cilësinë dhe kënaqësia e Përdoruesit final! Në çdo veprimtari tonën, ne ndjekim parimet e Integritetit, Respektit, Bashkëpunimit, Lidershipit dhe Korrektesës. Këto vlera trupëzojnë KA Trading. Këto vlera na ndihmojnë në veprimtarinë tonë të përditshme për të ecur përpara dhe për të qenë në baza të forta çdo ditë e më bindshëm. Përkushtimi ynë ndaj detajit na dallon!ët.

CILËSIA

KA TRADING sh.p.k garanton klientët dhe autoritetet, që ajo është e angazhuar të sigurojë nivelet më të larta të cilësisë dhe sigurisë nëpërmjet zbatimit të një sistemi efektiv të kontrollit të cilësisë dhe të proceseve, përcaktimit të kritereve të performancës dhe kryerjen e testimeve të vazhdueshme. Kompania KA Trading shpk eshte e certifikuar sipas Standarteve: ISO 9001:2008   dhe EN ISO 13485:2012.

STAFI YNË

Pas kaq vitesh jete KA trading numëron mbi 30 persona në ekipin e saj, mes tyre 3 teknikë të nivelit të lartë të elektronikës dhe inxhinierin udhëheqës të grupit si dhe një sërë bashkëpunëtorësh e distributorësh të suksesshëm.

VIZIONI

Ambicia e KA Trading është penetrimi në tregje të reja në Ballkan, pse jo edhe më tej e shoqëruar kjo pandashmërisht me përmirësimin e cilësisë dhe përmbushjen e portofolit të produktit.

MISIONI

Sot KA Trading ofron Pelena Fëmijesh, Pelena Adultësh dhe Carcafe kundër ujit për përdorime familjare, ose spitalore. Synimi ynë është të rrisim gamën e produkteve në tërësi, por pa humbur në cilësi madje duke e përmirësuar atë paralelisht me aplikimin e inovacioneve teknologjike. Theks i veçantë dhe vëmendje i kushtohet cilësisë së lëndëve të para duke përzgjedhur furnitorët më të mirë në botë.